Dhjetori i festave të Fundvitit në Tiranë
December 14, 2022



Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin kryeqytetit, duke sjellë atmosferë të gëzueshme në rrugë e sheshe.
Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Tirana e dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.
Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse Tiranës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” si çdo vit ofron pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave krijon një rrugë të bardhësisë qiellore mes për mes qytetit.
Kthyer tashmë në traditë, nuk mungojnë zbukurimet në sheshin “Skënderbej” ku dritat reflektojnë me mijëra ngjyra atmosferën e festave të fundvitit.
Kjo fotogaleri sjell pak nga shkëlqimi i Tiranës këtë prag festash.
