×
Saturday, January 18, 2025

Dështimi i strategjisë së Partisë Demokratike për koronavirusin, Basha detyrohet të blejë ndjekës në Facebook

April 19, 2020


Në dallim nga parti në opozitë në shumë vende europiane, në Shqipëri partia më e madhe në opozitë Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha prej vitit 2013, ndoqi një strategji agresive dhe krejtësisht të ndryshme. Partia Demokratike vendosi të kundërshtonte prej ditës së parë masat e Qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, duke propozuar disa herë plane dhe masa, të cilat nuk u morën në konsideratë nga ekspertët e Qeverisë dhe nga vetë Kryeministri Rama. Në mbyllje të muajit të parë të situatës së krijuar nga koronavirusi, vlerësimi i parë publik ka rezultuar të jetë pozitiv për masat e marra nga Qeveria Rama, duke zhytur edhe më poshtë peshën publike të Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj Lulzim Basha.

Për të rritur audiencën e qytetarëve në rrjetet sociale, prej më shumë se 10 ditësh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërmarë një fushatë promocioni me pagesë në rrjetet sociale.

Lideri i PD-së, Basha po harxhon disa qindra dollarë në ditë për të rritur numrin e ndjekësve në rrjetin e tij social Facebook, duke blerë pëlqime dhe ndarje.

Aresyeja pse udhëheqësi i PD zoti Basha ka marrë këtë vendim për të investuar dhe blerë pëlqime në Facebook është, sepse performanca e tij vlerësohet nga të dhënat analitike të vetë Facebook si “Sleeper” në shqip “Gjumash”, krahasuar me kundërshtarin e tij Edi Ramën që rezulton “Leader” në shqip “Udhëheqës”, ndërsa para-ardhësi i tij, ish-kryeministri Sali Berisha “Spammer” që në shqip do të thotë “llogari që publikon shumë lajme të rreme”.

Ajo që vihet re në të dhënat e Facebook, të siguruara nga disa gazetarë investigativë për eunews.al, rezulton se kryedemokrati Basha ka vendosur të promovojë postime të caktuara, duke paguar për shpërndarjen e tyre në mënyrë që të arrihen sa më shumë ndjekës.

Postimet Lulzim Bashës që janë paguar janë të shumta. Ndërkohë gjithashtu prej datës 15 Prill, Kryetari i PD Lulzim Basha ka filluar të paguajë edhe më shumë dollarë për të blerë ndjekës drejtëpërdrejtë.

Nuk dihet se cila është arsyeja që një udhëheqës opozite të sigurojë audiencë duke paguar para. Ndoshta do të ishte një mënyrë më e mirë që këto para të shkonim për pako ushqimore për familjet në nevojë, ose mbështetje për spitalet. Në ditët në vijim eunews.al do të publikojë të dhëna të tjera për këtë investigim që kemi kryer sëbashku me njê rrjet gazetarësh investigativë.

Qëllimi i eunews.al është të sjellë Europën në shqip.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments