Dërgimi i mjekëve në Itali, opozita italiane falenderon Ramën, ajo shqiptare e sulmon



Pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për ti ardhur në ndihmë Italisë në këtë momente të vështira që po kalon për shkak të përhapjes së koronavirusit opozita shqiptare ka sulmuar kryeministrin Rama për këtë vendim. Ndërkohë e kundërta ka ndodhur me opozitën në Itali, e cila ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën që i dha Italisë në këto momente të vështira, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për ti ardhur në ndihmë stafit mjeksor italian në luftën kundër koronavirusit.
Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i shpreh mirënjohje qeverisë dhe popullit shqiptar, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali për të luftuar kundër COVID-19.
Salvini shkruan në “Twitter” se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për këtë gjest të madh dashurie.
“Kam telefonuar kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për këtë gjes të shkëlqyer dashurie për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tij, duke dërguar mjekë dhe infermierë, ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi, që nuk do ta harrojmë”, shkruan Salvini.

Eunews.al
