×
Sunday, October 24, 2021

Deputetja e PS bën deklaratën e papritur: Berishën e ka votuar populli, se pengojnë dot të shkojë në Kuvend

September 6, 2021

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, e cila pritet të çelën seancën paralamentare me 10 Shtator, si deputetja më e madhe në moshë, ka komentuar çështjen “Berisha”, në raport me Kuvendin.

E pyetur nga Euronews Albania, se si e shikon kërkesën e artikuluar tashmë të ndërkombëtarëve për largim nga parlamenti të Sali Berishës, ajo është shprehur pro shkuarjes së tij në Kuvend.

Sipas Bozos, ai është i votuar nga populli dhe hyrja në Kuvend varet nga dëshira e tij.

SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, ka thënë Bozo.

Më tej ajo është pyetur edhe për qëndrimet e saj për kohën e komunizmit, që sollën një reagim të madh në publik.

Nuk ka sistem që i ka të gjitha gjërat e mira. Ai sistem, e kam thënë dhe nuk heq dorë, ka disa arritje të cilat shumë rrallë ose shumë vështirë mund t’i bëjë një vend si Shqipëria me një ekonomi të shkatërruar nga lufta.

 Gjithë Shqipëria bregdetare ishte kënete, e gjeti Shqipërinë me një ekonomi as agrare, me 98 për qind analfabetë.

Në 1960, çdo 3 shqiptarë 1 ishte në shkollë, i dha një vrull shumë të madh zhvillimit të arsimit që krijon trurin. Bëri elektrifikimin, bëri vepra hidroenergjetike, bëri sistemin e vaditjes shumë modern. Kishte anë negative, që janë mbyllja hermetike, e dyta ishte lufta pa mend e klasave, gabimi i tretë ishte lufta në ekonomi; kur i morën fshatarit çdo gjë, kjo ishte katastrofa”, shprehet më tej Bozo.

Eunews.al

Comments are closed.