×
Tuesday, April 29, 2025

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj, ka vendosur që pagën e këtij mandati, ta japë për familjet e viktimave të luftës në Ukrainë

March 25, 2022


Deputeti I Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj është shprehur pak më parë në Kuvend se ka vendosur që të gjithë pagën e këtij mandati të dytë do ta japë për familjet në nevojë dhe familjet e viktimave të luftës në Ukrainë.

Nga salla e Kuvendit ku foli për rritjen e çmimeve, Sinaj tregoi se dhe mandatin e parë 4 vjeçar, ai e kishte dhuruar pagën e tij për familjet në nevojë. Si një sipermarrës i suksesshëm, ai garantoi se nga informacionet që kishte, të gjitha bizneset ushqimore kishin rezerva për popullin shqiptar.

“1300 km larg nesh po ndodh një dramë e vërtetë. Makina ushtarake ruse është në kulmin e vet për të pushtuar Ukrainën dhe po shkaktn atje mijëra viktima dhe miliona njerëz po largohen dhe po shkatërrn qytete të tëra. Ndryshe nga sa mund të mendojë dikush pasojat e kësaj lufte nuk janë vetëm për popullin e Ukrainës, por ato shpërndahen për gjithë Europën. Lufta në Ukrainë do të jetë katastrofë ekonomike për gjithë botën tha para disa ditësh presidenti i Bankës Botërore. Inflacioni ka prekur pothuajse çdo shtet. Rritja e karburanteve de produkteve bazë të ushqimeve dhe të energjisë janë të pashmangshme.

Përveç angazhmit politik dhe ushtarak si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria për të përballuar këtë krizë, ka shprehur solidaritein, duke hapur dyert për viktimat e pafajshme të pushtimit rus.

Gjithashtu Sinaj gjatë fjalës së tij tha se edhe ekonomia dhe financat shqiptare janë afektuar nga situate e re botërore, pasi sipas tij ekonmia shqitare është e lidhur me atë europiane përmes import-eksportit të mallrave dhe lëvizjes së lirë.

“Mënyra se si po përballohet kjo luftë e re është ajo që duhet të na preukuponte për tu fokusuar sot. Edhe opozita është e ftuar të japë propozimet e saj, jo duke  bërë profetësira të rremë, por duke dhënë një kntribut me një politikë konstruktive me propozimet e saj. Sot të gjitha bizneset që mbulojnë  sektrin ushqimorë, kanë krijuar rezerva ushqimore me produket e nevojshme që kanë  qytetarët shqiptarë , po bëjn ë maksimumin e tyre për të mos rritur çmimin e tyre dhe pse situate është e paparashikueshme. Unë për veten time, kam lënë gjithë pagën time të deputetit në mandatin e shkaur dhe në këtë mandat do ta lë për njerëzit në nevojë dhe për familjet e viktimave në Ukrainë. Ju deputetë të opozitës kur dtrejtoni gishtin nga qeveria, mendoni se 4 gishta i keni të drejtuar nga ana juaj. Këtu nuk thatë asgjë për veten tuaj”, u shpreh deputeti socialist Vullnet Sinaj.”, deklaroi Sinaj.

Eunews.al




Comments are closed.