×
Wednesday, October 16, 2024

Deputetët e Partisë Socialiste nisin mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Meta

April 30, 2021


Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga grupi parlamentar socialist thotë se paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet:

“Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, ne konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojme Proceduren e Shkarkimit te Presidentit te Republikes. Per kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.”

Vendosmërinë për shkarkimin n e presidentit e ritheksoi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili theksoi se nuk do të humbet kohë dhe se parlamenti aktual do të shkarkojë presidentin.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments