×
Saturday, March 6, 2021

Dënimi i Navalny/ BE sanksione të reja kundër Rusisë

February 22, 2021

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian vendosën sanksione të reja kundër zyrtarëve gjyqësorë të angazhuar kundër opozitarit rus Alexei Navalny, theksuan disa diplomatë.

Një “marrëveshje politike” për sanksione të reja u arrit gjatë takimit dhe diplomati i BE Josep Borrell u ngarkua të dilte me një listë të emrave të zyrtarëve rusë që do të sanksionohen, por asnjë oligark nuk është përfshirë”, theksuan diplomatët.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën me një axhendë intensive, kryesisht për një vendim sanksionues ndaj Rusisë për shkak të arrestimit të opozitarit rus Alexei Navalny.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për