×
Sunday, April 2, 2023

Demokratët bllokojnë tunelin e Elbasanit me makina për të pritur Bashën, Balla: Qesharake, pse i duhen Lulit të gjithë ato shoqërues

April 11, 2021



Ditën e sotme dhjetëra makina RETRO kanë “pushtuar” qytetin e Elbasanit. Kjo ka tërhequr vëmendjen e banorëve të Elbasanit dhe jo vetëm, të cilët janë dyndur drejt Elbasanit.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla e cilësoi këtë aktivitet si një model që shërben për ta shndërruar Elbasanin në një destinacion për t’u vizituar.

Ndër dy atraksionet e këtij qyteti përmendi më tej Kalanë e Elbasanit dhe investimin më të fundit AutoMoto Park-un.

Numri dy i PS ka kritikuar më tej bllokimin e tunelit të Kërrabës paraditen e sotme për shkak të mitingut të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një komunikim me gazetarët në Elbasan, Balla e konsideroi qesharake bllokimin e tunelit, ndërsa shtoi se nuk e kupton pse Basha merr makina me vete nga Tirana.

“Në Shqipëri sot ka dy fushata një fushatë e rëndësishme e vaksinimit dhe një atë të infektimit që e kryen më së miri Luli Basha. Ajo që dua të them është se njerëzit kanë më shumë nevojë për mesazhe pozitive.
Është qesharake ajo që ka organizuar Partia Demokratike. Për më shumë se 1 orë e ca bllokuar tuneli i Elbasanit me makina të nisura nga Tirana që shoqërojnë Lulin. Nuk e di ça meraku ka. Luli ndihu shumë i qetë, populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem. Është e pakuptimtë që të marrësh makina me vete nga Tirana në Elbasan sepse secili nga qarqet voton ndarazi. Bllokimi i tunelit ishte shumë qesharake që nuk ia gjej arsyen,” tha Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments