×
Thursday, July 25, 2024

“Defender Europe 2021”, ambasadorja e SHBA ndjek stërvitjen në Pashaliman: Kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, janë dominues

May 21, 2021


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka qenë sot në bazën ushtarake të Pashalimanit për të ndjekur stërvitjen e trupave në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2021” nga ku deklaroi në një prononcim për mediat se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë janë dominues.

Ajo tha se si ambasadore e SHBA do donte të shikonte më shumë zhvillim ekonomik për vendin.

“Stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria vendndodhja kryesore. Me mijëra trupa nga SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s.
Këtë javë kemi vizituar Bizën për të parë operacionet e uljes ajrore, Kuçovën për të parë operacionet ajrore dhe të mbrojtjes ajrore dhe sot këtu në Pashaliman për të parë operacionet detare. Dhe kjo është për të siguruar se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë ata janë dominues.
Si ambasadore e SHBA do të doja të shikoja më shumë mundësi zhvillim ekonomik për vendin sepse Shqipëria është një vend i shkëlqyer por kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku. Ju keni rolin tuaj dhe unë rolin tim. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillimet domethënëse, këto janë zhvillimet që duhet të vazhdojnë”, deklaroi ambasadorja e SHBA.

Eunews.al



Comments are closed.