×
Friday, October 7, 2022

Dëbora dhe ngricat/ Mbyllen qendrat e vaksinimit në Britani

February 9, 2021

Rreshje të shumta dëbore dhe akulli kanë përfshirë një pjesë të Britanisë së Madhe, ccka kanë sjellë edhe mbylljen e disa qendrave të vaksinimit anticovid dhe shkollat.

Autoritetet kanë bërë me dije se një pjesë e madhe e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë mbuluar nga dëbora.

Policia ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë për shkak se disa rrugë janë bllokuar. Ditën e djeshme dëbora arriti në 30 cm në qytetin Aboybe në Aberdeenshirë, ndërkohë që në lindjen e Anglisë arrin në 22 cm.

Temperaturat arrijnë në -15 gradë celcius, teksa kritike është paraqitur situate meteorologjike në disa qytete për ditët në vijim. Stuhia që ka përfshirë shtetin ishullor është shkaktuar nga erërat e forta lindore të stuhisë Dancy.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments