×
Monday, November 29, 2021

Debati në Kuvend/ Balla Duhet respekt i ndërsjelltë

November 15, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar të vendoset masë ndëshkimore për deputetët që po shkelin rregullat në sallën e Kuvendit për ndërprerje fjalë.

“Ti mbaje tek trau bërtit për traun, ka nevojë për një respekt të ndërsjellët. Unë nuk do të replikoj me ty zonjë se jam duke respektuar nenet përkatëse më vjen  shumë keq që vijon të bëjë zhurmuesin. Ti je prova më e mirë, një zhurmues si puna jote. kjo seancë duhet të ndërpritet, të merret masë ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregulloren, kryeministri apo çdo deputet të flasë sipas kohës së caktuar. Kur foli kryeministri tre herë ndërhyri, kur foli kreu opozitës nuk u ndërpre asnjëherë, kjo është një çështje sa i përket respektit”, tha Balla.

Balla mori fjalën pas debatit dhe retorikës së ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Eunews.al

Comments are closed.