×
Saturday, November 8, 2025

Debate te Sterilizimi, Vokshi shkul mikrofonët! Deputetët e PS: Thirrni ambulancën

October 9, 2024


Mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin u shoqërua këtë të mërkrurë me debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe kryetares së komisionit nga radhët e PD, Albana Vokshi.

Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, për shkak se Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të merrnin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, nisi mbledhjen pa prezencën e kryetares, Albana Vokshi.

Kjo bëri që mbledhja të kthehej në një arenë përplasjesh të forta verbale.

Vokshi kërkoi largimin e dëshmitarit, shkuli mikrofonin dhe hodhi sendet e Ndrecës në tokë si kundërpërgjigje. Kjo bëri që deputetët e PS të kërkonin me ironi një ambulancë, duke thënë se kryetarja e komisionit ka nevojë për kujdes mjekësor.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Garda nxirrni dëshmitarin po mbroni vjedhjen edhe krimin e 250 milionë eurove. Kush jeni ju? Unë isha të dera edhe ju nisët seancën pa mua. Keni shkelur rregulloren.

Ndreca: Unë e nisa në bazë të rregullores. Kolegët që hedhin molotovë nuk i mbrojmë ne.

Vokshi: Radhën e ke ti! Ke guxon ti thuash ti o rrugaç!

Ndreca: Nuk të thashë rrugaç, të thashë se keni sjelljen e një rrugaçi me hedhjen e molotovëve!




Comments are closed.