Danimarka lehtëson kontrollet kufitare anti COVID-19
September 3, 2020
Danimarka po lehtëson kontrollet kufitare të ndërmarra në mars si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e COVID-19, njoftoi sot Policia Kombëtare.
“Kontrollet kufitare do të jenë periodike dhe selektive, duke lejuar rrjedha më të buta të trafikut”, shtoi ajo.
Për më tepër, policia sqaroi se do të rihapë sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha 13 vendkalimet kufitare tokësore në Jutlandin Jugor për në Gjermaninë fqinje, deri tani vetëm tre janë të hapura.
Kontrollet e plota do të mbeten për pasagjerët që mbërrijnë në Danimarkë nga vendet ku zbatohen rregullat e karantinës.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments







