COVID-19/ Zvicra autorizon vaksinën e Pfizer/BioNTech
Përdorimi i vaksinës kundër COVID-19, prodhuar nga laboratorët Pfizer/BioNTech u autorizuar në Zvicër, njoftoi sot autoriteti rregullator kobëtar shëndetësor Swissmedic.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit në dispozicion, Swissmedic arriti në përfundimin se vaksina COVID-19 e Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe se përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet”, theksoi ajo në një deklaratë.
Është hera e parë që një vaksinë kundër koronavirusit autorizohet në vendin alpin.
“Ne ishim në gjendje ta merrnim këtë vendim shpejt, ndërsa siguruam që të plotësoheshin tre kushtet thelbësore: siguria, efikasiteti dhe cilësia”, tha drejtori i Swissmedic Raimund Bruhin.
Zvicra, që numëron 8,6 milionë banorë, ka siguruar akses për 15,8 milionë doza, negociuar me tre laboratorë të ndryshëm: tre milionë me Pfizer-BioNTech, 7,5 milionë me Moderna dhe 5, 3 milionë doza me AstraZeneca.
Qeveria feserale zvicerane njoftoi dje masa të reja në përpjekje për të frenuar epideminë e COVID-19 që vazhdon të progresojë në një pjesë të vendit.
Zvicra ka regjistruar çdo ditë më shumë se 4 000 infektime të reja dhe më shumë se 100 të vdekur.
Në total vendi ka regjistruar 400 000 raste dhe 6 000 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.
Eunews.al