×
Friday, March 28, 2025

COVID-19 ‘zhvendos’ debatin e parë presidencial Trump-Biden

July 28, 2020


Sfida e parë televizive midis presidentit aktual amerikan, republikanit Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, e planifikuar për më 29 shtator, do të zhvendoset, për shkak të emergjencës së koronavirusit të ri.

Debati presidencial është zhvendosur nga universiteti “Notre Dame”, në South Bend në Indiana, në universitetin “Case Western Reserve University” në Kleveland, në Ohajo.

Vendimi u mor, pasi rektori i “Notre Dame” njoftoi se masat paraprake të sigurisë së nevojshme që do të ndërmerreshin do të ndikonin në veprimtarinë e studentëve të universitetit.

Dy debatet e tjera presidenciale janë konfirmuar për më 15 dhe 22 tetor.
Më 3 nëntor në SHBA zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments