×
Thursday, July 25, 2024

COVID-19/ Von der Leyen: Vendimi për vaksinimin e fëmijëve të merret nga specialistët, jo politikanët

May 26, 2021


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpeh në një konferencë shtypi pas samitit të liderave të BE-sëtë martën se shkencëtarët dhe jo politikanët, duhet të përcaktojnë nëse fëmijët dhe adoleshentët duhet të vaksinohen kundër Covid-19, raporton Politico. Kohët e fundit, kreu i OBSH-së tha se, të imunizosh fëmijët në vendet e pasura, ndërkohë qëpunonjësit e sistemeve shëndetësore të vendeve të varfra janë ende të pavaksinuar, përbën “një katastrofë morale”.

Ursula von der Leyen u pyet në konferencën për shtyp të mbajtur në fund të samitit të liderëve evropianë, se çfarë mendon në lidhje me debatet mbi nevojën e vaksinimit të fëmijëve në Evropë, në kontekstin në të cilin dozat e vaksinave janë të kufizuara globalisht. Kohët e fundit, kreu i OBSH-së deklaroi se vendet e pasura duhet t’ju vijnë në ndihmë shteteve të varfra për sa i përket vaksinimit anti-Covid.

“Ne kemi nevojë për mendimin e shkencëtarëve se kë dovaksinojmë, si do vaksinojmë dhe në çfarë rendi,” tha von der Leyen. “Nuk është një vendim politik, është qartë një vendim shkencor, bazuar në studime,” u shpreh presidenti i Komisionit Evropian.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi javën e kaluar se vaksinimi i fëmijëve në vendet e pasura është një “katastrofë morale” sepse punonjësit shëndetësorë në vendet me të ardhura më të ulëta janë ende të pavaksinuar dhe presin të marrin doza vaksinash.

Von der Leyen gjithashtu deklaroi se, për sa i përket disponueshmërisë së vaksinave, BE përballet me tre sfida kryesore për dy vitet e ardhshme: vaksinimi i të miturve, koha e një përforcuesi tjetër, dmth një dozë e tretë, dhe përgatitja për një kthim në normalitet.

Deri në fund të javës, më shumë se 300 milion doza vaksinashdo të dorëzohen në vendet e BE, theksoi von der Leyen, dhe 400 milion deri në fund të qershorit.

“BE është në rrugën e duhur dhe ka të gjitha mundësitë për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në fund të korrikut, dhe në këto kushte më shumë kufizime do të lehtësohen”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet të marrë një vendim brenda muajit maj, nëse do të rekomandojë vaksinën BioNTech / Pfizer për vaksinimin e adoleshentëve. Moderna gjithashtu raportoi rezultate pozitive në testet për efikasitetin e vaksinës së kompanisë tek fëmijët dhe adoleshentët për sa i përket moshës 12 dhe 18 vjeç. /digi24.ro

Eunews.al



Comments are closed.