×
Wednesday, May 14, 2025

COVID-19/ Von Der Leyen: Mbështetje për vendet e treta përmes COVAX

February 8, 2021


Bashkëpunimi me kompanitë farmaceutike për të zgjeruar prodhimin e vaksinave në shkallë të gjerë, ishte një nga çështjet mbi të cilat presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen dhe komisionerët e BE-së diskutuan gjatë video-konferencës së një task force të krijuar si kundërpërgjigje ndaj Covid-19.

”Veç të tjerash u diskutua për të promovuar kërkime të mëtejshme me fondet e BE-së dhe rritjen e pjesëzimit të testeve pozitive për të zbuluar variante të reja”, shtoi ajo.

Në këtë video-konferencë u theksua edhe nevoja për t’u përgatitur për biombrojtjen.

”Mbështetje për vendet e treta me të ardhura të ulëta dhe të mesme përmes mekanizmit COVAX dhe donacionet ishin temat e tjera të rëndësishme që u diskutuan”, theksoi presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments