COVID-19/ Vatikani njofton rihapjen e muzeve
January 30, 2021



Muzetë e Vatikanit, që përfshijnë edhe Kapelën e njohur Sixtine, njoftuan rihapjen e tyre nga e hëna, pasi u mbyllën për 88 ditë për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë.
Kjo është mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Koleksionet do të shfaqen nga e hëna deri të premten, por vizitorët do të duhet të rezervojnë paraprakisht biletat e tyre dhe t’u caktohen orari për kohën e hyrjes.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments