×
Wednesday, May 14, 2025

COVID-19/ Tajlanda regjistroi më shumë raste në një ditë sesa në të gjithë 2020

May 17, 2021

Numri i përgjithshëm i rasteve në Tajlandë u rrit në 111,082, dhe rreth tre të katërtat e tyre (82,219) janë regjistruar që nga fillimi i muajit prill, kur shpërtheu një valë e re e infeksioneve. Të hënën, u raportuan 25 vdekje, duke e çuar në total numrin në 614 viktima.

Në të gjithë vitin 2020, Tajlanda raportoi 7,100 raste dhe 63 vdekje, shteti aziatik ikonsideruar një shembull i mbajtjes nën kontroll të pandemisë.

Afër 1,843 raste nga numri i përgjithshëm janë raportuar në kryeqytetin Bangkok dhe situata nuk duket se po përmirësohet, tha Taweesilp Visanuyotin, zëdhënësi i qeverisë për administrimin e situatës COVID-19. Sipas tij, gjysma e 50 rajoneve të kryeqytetit kanë nivele të larta infektimi.

Pavarësisht numrittë madh të rasteve, restorantet në Bangkok dhe provincat fqinje mund të mbajnë aktivitetin e hapur deri në orën 21:00, me një kapacitet prej 25%. Në dy javët e fundit, aktivitetet u lejuan të bënin vetëm shërbim delivery.

Autoritetet e Bangkokut njoftuan se kufizimet do të shtyhen për dy javë të tjera në shkolla, kinema, palestra, arena sportive dhe klube nate. Në të njëjtën kohë, 28 vatra infeksioni u identifikuan në 19 rajone, kryesishtnë sheshe, lagjet e varfëra apokantieret e ndërtimit. Departamenti Tajlandez i Burgjeve njoftoi se në gjysmën e parë të muajit maj, ka kryer teste COVID-19 në mbi 25,000 të burgosur në tetë burgje dhe gati gjysma e tyre rezultuan pozitivë.

Eunews.al

Comments are closed.