COVID-19/ Spanja zgjeron grupmoshën për vaksinimin me Astrazeneca
April 8, 2021



Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjerimin e përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca për moshat 60-69 vjeç, pasi e kishte rezervuar atë vetëm për personat 60-65 vjeç.
“Spanja do të vazhdojë të vaksinojë me AstraZeneca grupmoshën 60-65 vjeç (…) dhe grupi tjetër që do të vaksinohet me AstraZeneca do të jetë grupmosha 66-69 vjeç”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
“Objektivi është të përfundojmë vaksinimin e popullatës më të rrezikuar nga COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ministria.
Vendet e tjera europiane tashmë kanë marrë masa të ngjashme.
Franca e ka rezervuar vaksinën për personat e moshës 55 vjeç e lart, kurse Italia, Gjermania dhe Holanda për ata mbi 60 vjeç.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments