×
Friday, February 7, 2025

COVID-19, Sllovakia shtrëngon masat kufizuese

October 24, 2020


Sot, në Sllovaki po hyjnë në fuqi kufizime më të rrepta mbi jetën publike, njoftuan autoritetet.

Sipas rregullave të reja, që do të jenë në fuqi të paktën deri më 1 nëntor, banorët lejohen të lënë shtëpitë e tyre për të punuar, për të blerë ushqime ose për të kryer porosi urgjente.

Rregulla edhe më të ashpra zbatohen në katër rrethe përgjatë kufirit me Poloninë, që janë prekur veçanërisht keq nga pandemia.

Kufizimet e reja vijnë ndërkohë që vendi regjistroi 2 890 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar ngarkesën totale të tyre në 40 801 persona.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments