COVID-19/ Shtyhet betimi i ministrave në Poloni

05 Oct 2020 18:06
Shpërndaje:

Ministri i ardhshëm polak i Arsimit, Przemyslaw Czarnek doli sot pozitiv për koronavirusin, gjë që rezultoi në shtyrjen e ceremonisë së betimit për ministrat e rinj dhe karantina për disa zyrtarë qeveritarë.

“Zyrtarët që kanë patur kontakt me Czarnek, që nga e premtja, duhet t’i nënshtrohen karantinës”, njoftoi Kryeinspektorati Sanitar në Twitter sot pasdite.

“Kjo do të thotë se zëvendëskryeministri Jacek Sasin, ministri në largim i Arsimit, Dariusz Piontkowski, kreu i kancelarisë së kryeministrit, Michal Dworczyk dhe një zëvendësministër tjetër do të duhet të bëjnë karantinë”, shkroi zëdhënësi i qeverisë, Piotr Mueller, në Twitter.

Reklamë Ola

Për shkak të rezultatit pozitiv për COVID-19 të Czarnek, kryeministri Mateusz Morawiecki i kërkoi presidentit Andrzej Duda të shtyjë ceremoninë e betimit për ministrat e rinj, i planifikuar për sot.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x