×
Tuesday, December 10, 2024

COVID-19/ Shënohen mbi 50 milionë të infektuar në Europë

April 29, 2021


Europa shënoi mbi 50 milionë të infektuar nga Covid 19 që nga koha kur koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fundin e vitit 2019. Ky bilanc bazohet në të dhënat e 52 vendeve dhe territoreve që shtrihen deri në Azerbajxhan e Rusi. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.382.000 raste të reja, çka e bën 197.400 mesataren ditore të rasteve të reja.

Shumë vende europiane kanë raportuar për një numër më të ulët të infektimeve në ditë me koronavirus gjatë dy javëve të fundit. Disa qeveri tashmë po heqin gradualisht masat e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Kështu, Britania e Madhe lejoi bizneset jo-thelbësore dhe kafenetë në natyrë që të rihapen, dhe tani raporton një mesatare prej 2.300 rastesh të reja në ditë. Lehtësimi i masave erdhi pas një bllokimi mbarëkombëtar dhe një fushate të gjerë vaksinimi. Italia vendosi t’i japë dritën jeshile një rihapjeje të pjesshme të bareve, restoranteve, kinemave dhe teatrove, ndërsa Franca, e cila ka numrin më të lartë të rasteve të deklaruara në Evropë, raporton një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve.

Që nga fillimi i pandemisë, në kontinentin e vjetër prej aj kanë humbur jetën më shumë se 1.060.900 persona.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments