COVID-19, Rumani vendos shtetrrethimin e natës



Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi sot kufizime të reja, përfshirë një shtetrrethim nate, mësim vetëm në internet dhe maska të detyrueshme në publik, ndërsa vendi i afrohet pragut historik të 10 000 rasteve të reja ditore COVID-19.
“Masat e miratuara deri më tani nuk janë më të mjaftueshme, janë të nevojshme masa shtesë, sepse janë regjistruar shumë vdekje”, deklaroi kreu i shtetit, në fillim të një takimi qeveritar.
“Shkollat do të zhvillohen vetëm në internet, puna në distancë do të bëhet normë dhe trafiku i natës do të jetë i kufizuar”, shtoi ai, pa dhënë detaje të orëve.
Vënia e një maske do të bëhet e detyrueshme, përfshirë në mjediset e jashtme, në të gjithë vendin dhe festat publike ose private do të ndalohen.
Kryeministri Ludovic Orban tha se këto kufizime do të hyjnë në fuqi të hënën.
Eunews.al
