×
E shtunë, 16 Janar, 2021

COVID-19/ Rajoni i Napolit bëhet “zonë e kuqe”

14 Nëntor, 2020

Rajoni i Napolit (Campania), si edhe Toskana, janë klasifikuar si “zonë e kuqe” dhe, nga e diela, gati gjysma e italianëve do t’i nënshtrohet një bllokimi të pjesshëm.

Tani do të jenë rreth 26 milionë në Itali, nga një popullsi prej 60 milionësh, që do t’i nënshtrohen kufizimeve të zonave të kuqe, të dekretuara në shtatë rajone, ku shkalla e infektimit me COVID-19 është më e larta.

Në këto rajone, duke përfshirë Lombardinë (veri),banorët duhet të kenë një autorizim për të shkuar në punë ose për trajtime, ndërsa shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura.

“E di që po kërkojmë ende sakrifica, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër, nëse duam të zvogëlojmë numrin e vdekjeve, të kufizojmë rritjen dhe të shmangim presionin e padurueshëm në rrjetet tona shëndetësore”, tha ministri i Shëndetësi, Roberto Speranza.

Spitale të mbingarkuara, pacientë të trajtuar në makinat e tyre ose që vdesin në ambulanca: Napoli dhe rajoni i tij, Campania, janë goditur rëndë nga vala e re e COVID-19.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për