COVID-19/ Polonia shqyrton mbylljen e kufijve me Sllovakinë dhe Çekinë
Polonia mund të vendosë kufizime në kufijtë e vendit me Sllovakinë dhe Republikën Çeke për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike në ato vende, deklaroi ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.
I pyetur nga radio ”Zet” nëse qeveria po konsideronte mbylljen e kufijve në jug të vendit me dy vendet, të cilat kohët e fundit kanë parë një numër në rritje të rasteve të reja Covid-19, ai tha “po, patjetër”.
“Kufijtë do të jenë të hapur për personat që mund të provojnë rezultate negative të testit”, tha ai.
”Sidoqoftë, një vendim i tillë mund të ndryshojë në varësi të dinamikës së situatës së pandemisë”, shtoi ai.
Ai shtoi se vendimi mbi mbylljet e pjesshme të kufijve do të shpallet javën e ardhshme.
Niedzielski vuri në dukje se aktualisht njerëzve që udhëtojnë me transport publik u kërkohet të paraqesin një rezultat negativ në pikat e hyrjes.
“Për momentin, po punohet për të zbatuar një zgjidhje të tillë në transportin privat”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se priste që kulmi i valës së tretë të pandemisë të binte në mars ose prill.
Eunews.al