×
Friday, March 29, 2024

COVID-19/ OBSH: Të gjitha hipotezat mbi origjinën janë të hapura

February 14, 2021


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk përjashton asnjë teori mbi origjinën e pandemisë së Covid-19, pavarësisht se një zyrtar i saj mohoi më herët gjatë javës që të ketë dalë nga laboratori.

Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se një përmbledhje e raportit të ekipit të organizatës që shkoi në Uhan për të hetuar origjinën e virusit do të publikohet javën e ardhshme.

 “Disa çështje janë ngritur pasi disa hipoteza janë hedhur poshtë. Kam folur me disa anëtarë të ekipit tonë dhe dua të konfirmoj se të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme”, tha ai.

Ndërkohë, mbrojtja nga virusi vazhdon. Në Austri, policia, e mbështetur nga ushtria, kontrollon testet e COVID në kufi me Gjermaninë. Kush largohet nga Tiroli me makinë përmes autostradës që të çon në Gjermani kontrollohet.about:blank

Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë kritikat mbi ritmet e ngadalta të vaksinimit, duke deklaruar se qendrat e ngritura vitin e kaluar do të jenë gati brenda muajit prill. Në një intervistë për televizionin ZDF, Merkel pranoi se kishte pasur një vonesë në fillim, por vlerësoi faktin e veçantë se vaksina është gati kur sapo ka kaluar një vit nga zbulimi i virusit.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se pandemia është në një fazë kritike për shkak të varianteve të reja që janë zbuluar.

Macron bëri thirrje që të furnizohen urgjentisht me vaksina vendet me të ardhura të ulëta, ndryshe virusi do të përhapet më shpejt nëpër botë.

Duket se varianti anglez i virusit ka gjetur terren në Itali. Varianti më infektues përbën aktualisht 18 për qind të të gjitha rasteve italiane. Kuota më e lartë e përhapjes është verifikuar në pjesën qendrore të vendit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments