×
Wednesday, September 28, 2022

COVID-19/ OBSH është kundër vaksinimit të detyrueshëm

December 7, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se vaksinimi kundër COVID-19 nuk duhet të bëhet i detyrueshëm, përveçse në rrethana specifike profesionale.

“Ardhja e vaksinave është një lajm i mirë”, tha Michael Ryan, kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore, në një konferencë shtypi, duke theksuar se është e nevojshme të shpjegohen më mirë përfitimet nga vaksinat, sesa të bëhet i detyrueshëm vaksinimi.

Nga ana e tij, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje vendeve që planifikojnë të marrin vaksinat në javët dhe muajt e ardhshëm, që të vaksinojnë në përparësi ata që kanë më shumë nevojë, sepse fillimisht numri i vaksinave do të jetë i kufizuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments