×
Sunday, September 8, 2024

COVID-19, Norvegjia hap kufijtë për 20 vende europiane

July 10, 2020


Norvegjia do të lejojë nga 15 korriku udhëtimet në dhe nga mbi 20 vende të Europës, përfshirë disa destinacione të njohura pushimesh, njoftoi sot qeveria.

“Belgjika, Britania e Madhe, Franca Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja janë ndër vendet që do të lejohen për udhëtime turistike, pa ndonjë kërkesë karantinimi pas kthimit në Norvegji”, tha qeveria.

“Gjithashtu, nga karantinimi janë përjashtuar tre rajone jugore në Suedinë fqinje”, shtoi ajo, duke përmendur nivele të përmirësuara në numrin e rasteve të infektimeve me COVID-19.

Udhëtarët që kthehen nga vendet e tjera, përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Hungarinë, Luksemburgun, Portugalinë, Rumaninë dhe pjesën më të madhe të Suedisë do t’u kërkohet të karantinohen.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments