×
Wednesday, September 27, 2023

COVID-19 në Europë/ Italia ‘pushtohet’ nga infeksionet, mijëra raste të reja në Angli e Belgjikë

October 30, 2020



Tensioni dhe frika është shtuar thuajse në të gjitha shtetet europiane, pas një të ashtuquajture vale të dytë të Covid-19 e cila çdo ditë po përcjell rritje të shifrave.

Italia është shteti me më shumë raste të reja në 24 orë. Së fundmi janë regjistruar 31.084 të tilla dhe 199 viktima, duke e çuar në 647.674 numrin total të të infektuarve dhe 38.321 numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

Me shifra të frikshme është dhe Britania e Madhe, e cila së fundmi ka raportuar 24.405 raste të reja me koronavirus në 24 orë, dhe 274 viktima, duke e çuar në 989.745 numrin e përgjithshëm të infeksioneve dhe në 46.229 numrin total të jetëve të humbura.

Belgjika në 24 orët e fundit regjistroi 23.921 rste të reja dhe 138 viktima nga koronavirusi. Janë gjithsej 392.258 të prekur dhe 11.308 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments