×
Friday, February 14, 2025

COVID-19/ Morawiecki: Të ndihmojmë njëri-tjetrin duke qëndruar në shtëpi

December 22, 2020


Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, vendi i të cilit është prekur në masë nga Covid-19, u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin në shtëpi gjatë Krishtlindjeve për të mbështetur mjekët dhe ekonominë polake.

“Le të ndihmojmë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha le të qëndrojmë në shtëpi”, shkroi Morawiecki në Facebook.

“Eliminimi i kontaktit shoqëror është mënyra më e thjeshtë për të mbështetur jo vetëm mjekët, por edhe ekonominë polake. Le ta fitojmë këtë luftë falë solidaritetit dhe përgjegjësisë”, theksoi ai.

“Afërsia familjare krijon atmosferën e Krishtlindjes. Le të tregojmë se për dashurinë dhe traditën distanca nuk ka kuptim. Qëndro në shtëpi për Krishtlindje”, shtoi ai.

Nga 28 dhjetor deri më 17 janar 2021, kufizime shtesë do të futen në Poloni duke përfshirë mbylljen e hoteleve dhe kufizime në funksionimin e qendrave tregtare.

Do të ketë gjithashtu një ndalim të tubimeve të Vitit të Ri nga ora 19:00 e datës 31 dhjetor deri në orën 06:00 të 1 janarit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments