COVID-19/ Morawiecki: Asnjë plan për lockdown në Poloni



Nuk ka asnjë plan për të vendosur një bllokim kombëtar kundër valës së katërt në rritje të pandemisë Covid-19, tha dje kryeministri i Polonisë, Morawiecki.
Mateusz Morawiecki, gjatë vizitës në një spital Covid në Wroclaw, në Poloninë Perëndimore, tha se qeveria po shqyrtonte disa strategji për të frenuar përhapjen e virusit Covid-19, por nuk po planifikonte një bllokim tjetër.
Ai tha se protestat masive nga kundërshtarët e bllokimit në disa vende të BE-së ndihmuan në përhapjen e sëmundjes dhe në rritjen drastike të shifrave të infeksionit.
Si shembull ai përmendi Gjermaninë, ku shkalla ditore e infeksionit ka arritur së fundmi në 40 000.
Morawiecki tha se qeveria e tij po kërkonte mënyrat më të mira të mundshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë dhe se detyra më e rëndësishme ishte sigurimi i një numri të mjaftueshëm të shtretërve spitalorë dhe aksesi në vaksinim.
“Ne po kërkojmë zgjidhjet më të mira të mundshme… Sot po mendojmë për disa mënyra për të dobësuar transmetimin e virusit, por nuk po planifikojmë një bllokim… Ne pamë protesta në vende të tjera të BE-së dhe se si ato ndihmuan në rritjen e infeksioneve”, theksoi Morawiecki.
Eunews.al

