×
Monday, March 8, 2021

COVID-19, Merkel: Të vendosur për ta vënë këtë vit nën kontroll

January 21, 2021

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se Bashkimi Europian ka në plan për ta vënë nën kontroll këtë vit krizën e koronavirusit.

”Çdo gjë i shërben qëllimit për të fituar kontrollin e pandemisë këtë vit dhe përfundimisht për ta kapërcyer atë”, deklaroi Merkel.

Ajo shprehu mirëkuptimin për zhgënjimin e publikut gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kjo pandemi është katastrofa e një shekulli, në kushtet e një katastrofe natyrore. Kjo pandemi shihet me të drejtë si një imponim”, u tha Merkel gazetarëve në Berlin.

“Do të ishte mjaft e habitshme nëse durimi ynë nuk do të testohej gjithashtu, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë”, shtoi ajo.

“Më këputet shpirti kur shoh sa njerëz… vdiqën të vetëm. Kjo është gjithashtu shumë e vështirë emocionalisht për mua”, thekoi Merkel.

Numri i të vdekurve në Gjermani është trefishuar që nga fillimi i dhjetorit në gati 50 000.

Veçanërisht nga vala e dytë e infeksioneve në vend janë prekur shtëpitë e të moshuarve.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për