×
Tuesday, August 9, 2022

COVID-19, Mali i Zi do të fillojë me testimet vullnetare

April 29, 2020

Mali i Zi ka raportuar edhe për një rast me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 322.

Që nga 24 prilli, në këtë vend, nuk ishte raportuar për asnjë rast të ri me koronavirus.

Shefja e Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Sanja Medenica, paralajmëroi se të gjitha masat e përcaktuara nga Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive duhet të respektohen rreptësisht.

“Një valë e re e epidemisë do të thotë një rritje e madhe e numrit të pacientëve. Prandaj, së shpejti do të fillojmë testimin mbi baza vullnetare në mënyrë që të regjistrojmë sa më shumë të sëmurë pa simptoma të virusit. Deri më tani, rreth 20 përqind prej nesh kanë qenë transportues pa simptoma dhe këta kanë qenë kryesisht fëmijë”, tha Medenica.

Në Mal të Zi, 10 pacientë aktualisht janë shtruar në spital, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments