×
Saturday, June 19, 2021

COVID-19/ Liderët lituanezë vaksinohen me AstraZeneca

March 23, 2021

Udhëheqësit politikë të Lituanisë u vaksinuan me  AstraZeneca kundër Covid-19, drejtpërdrejt në televizion, në një lëvizje për të rritur besimin e publikut.

Presidenti Gitanas Nauseda dhe kryeministrja, Ingrida Simonyte morën sot dozën e parë  nga dy dozat e vaksinës së AstraZeneca, në klinikat në kryeqytetin Vilnius.

Edhe kryetarja e Parlamentit Viktorija Cmilyte-Nielsen dhe ministri i Shëndetësisë, Arunas Dulkys gjithashtu do të vaksinohen sot.

Lituania, si shumë vende të tjera evropiane, pezulloi përkohësisht vaksinimet me  AstraZeneca javën e kaluar për të kontrolluar efektet anësore të mundshme.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për