×
Thursday, June 1, 2023

COVID-19, kompania ajrore “Lufthansa” shkurton 1000 vende pune

July 7, 2020



Kompania ajrore “Lufthansa” njoftoi sot planet për të shkurtuar 1 000 nga 5 000 vendet e punës në administratën e saj, pasi transportuesi kryesor ajror gjerman po lufton për t’i mbijetuar krizës së COVID-19.

“Numri i vendeve ekzekutive në të gjithë “Lufthansa Group” do të zvogëlohet me 20%, i barabartë me 200 vende pune”, tha kompania.

Pas zvogëlimit të bordit ekzekutiv të kompanisë mëmë “Lufthansa”, korporata tani po planifikon veprime të ngjashme në filialet e saj, “Lufthansa Cargo AG”, “LSG Group” dhe “Lufthansa Aviation Training”.

Sipas llogaritjeve të kompanisë, ndikimi katastrofik i pandemisë së koronavirusit të ri në udhëtimet ajrore ka rezultuar në 22 000 pozicione me kohë të plotë në të gjithë Grupin “Lufthansa”, i cili ka rreth 138 000 të punësuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments