COVID-19/ KE, 81 miliardë euro kredi për skemat e punës me kohë të shkurtuar
Komisioni Europian propozoi një plan për të ndarë 81 miliardë euro kredi midis 15 vendeve anëtare të BE-së, për të ndihmuar në rritjen e pagave të punëtorëve me orë të shkurtuara për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ky instrument u dakordësua nga 27 vendet e BE-së në fillim të këtij viti, si pjesë e përpjekjeve për t’i mbajtur nën kontroll ekonomitë dhe papunësitë e tyre.
“Plani është një simbol i qartë i solidaritetit përballë një krize të paparë”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në një deklaratë.
Krahu ekzekutiv i BE-së i publikoi alokimet e tij të sugjeruara sot, pasi vendet anëtare dorëzuan kërkesat e tyre, megjithëse këto duhen ende të nënshkruhen nga krerët e BE-së.
Deri më tani, sipas planit, marrësit më të mëdhenj janë Italia dhe Spanja.
Eunews.al







