COVID-19, karantinohet Kryeministri i Suedisë, Lofven



Kryeministri suedez, Stefan Lofven u karantinua së bashku me bashkëshorten e tij pasi kishte qenë i ekspozuar me një rast kontakti me koronavirus, njoftoi ai sot.
“Është e vetmja gjë e prgjegjshme që mund të bësh në këtë situatë”, nënvizoi kryeministri social-demokrat në një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk kishin simptoma.
”Në Suedi, epidemia evoloi shpejt në drejtim të gabuar dhe situata është shumë serioze”, pranoi Lofven.
Ndryshe nga masat e vendosura gjerësisht në Europë, Suedia ka ndjekur një strategji tjetër bazuar në rekomandime, pa kufizime dhe pothuajse pa masa shtrënguese.
Pas një vale të parë e cila rezultoi me një bilanc të rëndë me më shumë se 5 000 të vdekur, vendi pati menjëherë më pas rezultate të mira midis korrikut dhe mesit të tetorit.
Numri i rasteve është rritur ndjeshëm dhe kurba e vdekjeve gjithashtu ka filluar të rritet ditët e fundit.
Eunews.al
