×
Sunday, October 24, 2021

Covid-19/ Italia shtrëngon rregullat masat kufizuese

August 6, 2021

Mësuesit, pedagogët dhe studentët në universitetet në Itali në të ardhmen ose duhet të vaksinohen ose të testohen ose të jenë shëruar nga Covid-19.

”Nga viti i ri shkollor, në shtator, ata do të duhet të paraqesin prova të besueshme për mësimin në klasë”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Për më tepër, pasaporta jeshile, termi i përdorur për të përshkruar format e ndryshme të vaksinimit, do të jetë e vlefshme edhe në trena dhe autobusë me distanca të gjata si edhe për tragetet duke filluar nga shtatori.

”Nëse mësuesit nuk paraqesin prova, ata do të pezullohen nga detyra pas pesë ditësh,” vendosi qeveria.

Në Itali, infeksionet e reja me koronavirus kohët e fundit janë shtuar përsëri, por jo në nivele të konsiderueshme.

Që nga sot do të kërkohen më shumë prova.

Kushdo që dëshiron të hajë brenda në një restorant, të shkojë në një muze ose në një pishinë duhet të testohet, vaksinohet apo të jetë i shëruar.

Kjo vlen edhe për eventet kulturore ose sportive në natyrë ose palestra.

Operatorët e restoranteve ose operatorët e bizneseve të tjera duhet të kërkojnë prova të besueshme, ndërkohë që shkeljet mund të rezultojnë në gjoba.

Në Itali, një dozë vaksinë është e mjaftueshme për pasaportën jeshile.

Eunews.al

Comments are closed.