×
Tuesday, July 27, 2021

COVID-19/ Holanda zgjat afatin e masave kufizuese

March 24, 2021

Holanda do të zgjasë deri më 20 prill masat kufizuese në fuqi për të luftuar pandeminë COVID-19, që po përkeqësohet në vend, ndërsa do të zvogëlojë kohëzgjatjen e shtetrrethimit me një orë, njoftoi sot në mbrëmje kryeministri Mark Rutte.

“Numri i rasteve të infektimit po rritet sërish dhe ka më shumë njerëz në spitale”, shpjegoi Rutte në një konferencë shtypi.

“Ky është aktualisht realiteti shqetësues dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të braktisim masat në vend, të cilat duhej të hiqeshin më 30 mars”, shtoi ai.

“Megjithatë, ka një ndryshim i vogël. Është e kuptueshme të ndryshojmë orarin e shtetrrethimit, sepse koha e verës po vjen dhe dita do të jetë më gjatë”, sqaroi kreu i qeverisë holandeze.

Sipas këtij ndryshimi, shtetrrethimi shtyhet me një orë, nga ora 22:00 në 04:30.

Kafenetë, baret dhe restorantet do të mbeten të mbyllura, përveç shpërndarjes së porosive.

E njëjta gjë vlen për bizneset jothelbësore, që, gjithashtu, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për