×
Friday, March 28, 2025

COVID-19/ Holanda hyn në bllokimin më të rreptë deri tani

January 24, 2021


Holanda hyri dje në mbrëmje vonë në fazën e saj më të ashpër të kufizimeve antikoronavirus deri tani duke vendosur një shtetrrethim për natën në mbarë vendin, në një përpjekje për të kontrolluar shkallën e infeksionit.

Nga dje në mbrëmje, banorët duhet të futen në shtëpi nga ora 21:00 deri në 04:30, kohë gjatë së cilës ata do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre.

Qëllimi është të zvogëlohen ndjeshëm infeksionet, ndërsa shqetësimet rriten për mutacionet e virusit.

Vendi gjithashtu ka ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, ku janë identifikuar variante më të transmetueshme të koronavirusit.

Shkelja e shtetrrethimit gjobitet 95 euro.
Ky shtetrrethim do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments