COVID-19/ Greqia ashpërson masat shtrënguese
February 9, 2021
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot në mbrëmje një bllokim më të rreptë në rajonin e Atikës, që hyn në fuqi nga e enjtja deri më 28 shkurt, për shkak të të dhënave më të fundit për situatën COVID-19 në vend.
Në një fjalim televiziv, Mitsotakis përmendi dy faktorë jashtëzakonisht shqetësues për ekspertët shëndetësorë, rritjen e papritur të pranimeve në spital dhe mutacionet e SARS-CoV-1, të cilat duket se po shpërndahen me ritme shumë më të larta në Greqi.
Masat përfshijnë mbylljen e dyqaneve me pakicë dhe kthimin e të gjitha niveleve të shkollës në mësimin në distancë, me përjashtim të arsimit special..
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments