COVID-19, Gjermania teste të detyrueshme për udhëtarët nga zonat e kuqe

27 Jul 2020 16:03
Shpërndaje:

Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zona që aktualisht janë me rrezik të lartë për COVID-19 duhet të testohen në të ardhmen, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Unë do të shfrytëzoj fuqinë time për të detyruar testin për ata që vijnë nga zonat me rrezik të lartë”, theksoi ai.

Organi zyrtar i Gjermanisë për Kontrollin e Sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” raportoi 340 raste të reja të koronavirusit gjatë një dite të vetme, duke u bazuar në të dhëna jo të plota.

Reklamë Ola

Që nga fillimi i pandemisë, të paktën 205 609 persona në Gjermani kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x