×
Sunday, September 8, 2024

COVID-19/ Gjermania planifikon dhurimin e 30 milionë dozave vaksina

July 7, 2021


Gjermania do të dhurojë të paktën 30 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në vendet e tjera deri në fund të vitit, sipas një raporti të Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

Vaksinat, të prodhuara nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, do të vihen në dispozicion falas.

“Është në interesin tonë thelbësor të vaksinojmë botën”, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Të paktën 80 % e dozave të dhuruara do të shpërndahen përmes programit ndërkombëtar COVAX.

Deri në tre milionë doza do të shkojnë në vendet e Ballkanit, ndërsa të tjerat do të shkojnë në Namibi dhe vendet e Europës Lindore, të tilla si Armenia, Azerbajxhani dhe Ukraina.

Eunews.al



Comments are closed.