×
Thursday, April 24, 2025

COVID 19/ Gjermania parashikon masa të reja kufizuese në vjeshtë

August 5, 2021


Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Ata që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Propozimet kanë shkaktuar kritika. Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja.

Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

ë
Përveç rritjes së numrit të të infektuarvegjatë udhëtimeve jashtë vendit, kohët e fundit edhe popullata po sillet në kontakte me të tjerët pothuajse sikur para pandemisë, thuhet në këtë dokument. Për më tepër, në vjeshtë dhe dimër pritet edhe shtimi i virusëve sezonalë, si dhe rritja e problemeve me virusin Corona.

Eunews.al




Comments are closed.