×
Wednesday, March 22, 2023

COVID-19/ Gjermania kërkon zgjidhje kombëtare për frenimin e rasteve

April 13, 2021




Debati për një zgjidhje kombëtare me qëllim frenimin e rasteve të infektimit me COVID-19 në Gjermani është në një pikë krize, përpara një vendimi të kabinetit qeveritar i pritur të martën.

Një ditë para mbledhjes së kabinetit, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se “diskutimet midis 16 landeve dhe qeverisë në Berlin tani po përqendrohen në aspektet individuale të të ashtuquajturës “frenë urgjence”.

Kjo masë do të ishte një grup kufizimesh antiCOVID-19 që fillojnë nëse shkalla e incidencës shtatëditore e infeksioneve shkon mbi 100 për 100 000 banorë në ndonjë rajon të caktuar në vend dhe përfshin, ndoshta, një shtetrrethim të diskutueshëm gjatë natës.

“Në 50 rrethe, shkalla e incidencës është mbi 200. Në shkallë kombëtare, ajo është 136,2, më e larta në katër muaj”, shtoi Seibert.

Aktualisht, landet mund të vendosin të ndarë politikat e tyre mbi kufizimet antiCOVID-19, por mospërputhja ka çuar në thirrje për një qasje federale të shkruar në ligj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments