COVID-19/ Franca sugjeron uljen e karantinës në 7 ditë



Nuk ka më karantinë për 14 ditë: ata që testohen pozitivisht për Covid-19 ose kanë qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv do të duhet të kalojnë 7 ditë në izolim, gjysmën e atyre aktuale. Ose të paktën ky është qëllimi i qeverisë franceze, sipas asaj që është njoftuar nga Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.
Propozimi, të cilin kritikët akuzojnë se është një produkt i rrezikshëm ndaj kërkesave të sektorëve të prodhimit, ishte avancuar ditët e fundit nga disa ekspertë dhe tani ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Shkencor. “Anëtarët e Këshillit Shkencor – shpjegoi Veran – kanë lëshuar një mendim duke rekomanduar që kohëzgjatja e izolimit të njerëzve që rezultojnë pozitivë për koronavirusin e ri dhe rastet e kontaktit të reduktohet në shtatë ditë“. Bazuar në këtë mendim, qeveria do të marrë vendimin e saj “të Premten gjatë një këshilli të mbrojtjes“, i cili “do të na japë pak kohë për të kërkuar ekspertë të tjerë për të zbatuar” këtë masë.
Sipas Veran, ulja e ditëve të karantinës ka edhe një arsye shkencore: “virusi eshtë më ngjitëse në pesë ditët e para të infeksionit. Pastaj, ky rrezik infektimi zvogëlohet shumë dhe, pas një jave, mbetet por është shumë e ulët“, shpjegoi ministri. Prandaj, ulja e karantinës në 7 ditë nuk eleminon plotësisht rrezikun, por është një rrezik që, të paktën për mbështetësit e uljes së periudhës së izolimit, duhet të merret. Sipas Veran, përgjysmimi i karantinës mund të ketë gjithashtu efektin e uljes së lëvozjes së lirë të ‘pozitivëve’: “Ne shohim që një numër i madh francezësh nuk respektojnë karantinën 14-ditore“, një ulje mund të “rrisë pajtueshmërinë” me rregullat.
Propozimi francez po tërheq gjithashtu vendet e tjera evropiane. Në Belgjikë, për shembull, debati mediatik është i gjallë për sa kohë duhet të zgjasë karantina dhe nëse është e drejtë ta reduktojnë atë në 7 ditë ose 9, siç propozohet nga disa ekspertë belg. Ithtarët e izolimit më të shkurtër dëshirojnë të tregojnë se masa nuk i nënshtrohet presioneve të botës së biznesit, por është e qartë se ka arsye ekonomike prapa këtij propozimi.
Ndërkohë, në Francë, virusi vazhdon të qarkullojë në mënyrë aktive: 68 nga 101 departamente janë klasifikuar me rrezik të mesëm ose të lartë. Dhe në 24 orët e fundit, më shumë se 4 mijë raste të reja të Covid-19 janë regjistruar .
Eunews.al

