×
Wednesday, October 16, 2024

COVID-19/ Franca izolim të detyrueshëm për udhëtarët nga Britania e Madhe

May 26, 2021


Franca do të vendosë një izolim të detyrueshëm për udhëtarët që mbërrijnë nga Britania e Madhe ku qarkullon veçanërisht varianti indian i koronavirusit, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

Data e aplikimit të kësaj mase do të vendoset në orët e ardhshme”, theksoi Attal në përfundim të Këshillit të Ministrave.

“Gjermania njoftoi disa ditë më parë masat shtesë (…) për personat që vijnë nga Britania e Madhe dhe Franca do të marrë masa të ngjashme”, nënvizoi Attal duke iu referuar dy javëve të karantinës të pakuptueshme të vendosur nga Berlini që prej të dielës.

Deri tani, 16 vende kanë qenë subjekt i karantinës së detyrueshme në Francë, përfshirë Brazilin, Indinë, Argjentinën dhe Turqinë.

Për këto territore, policia mund të kontrollojë papritur praninë e udhëtarëve në vendin e tyre të karantinës dhe të vendosë një gjobë prej 1 000 deri në 1 500 euro në rast të mungesës së tyre.

Udhëtarët gjithashtu duhet të paraqesin një test negativ PCR të paktën 36 orë (në vend të 72 orëve), ose një test negativ PCR më pak se 72 orë të shoqëruar nga një test antigjen negativ më pak se 24 orë.

Eunews.al




Comments are closed.