COVID-19/ Estonia forcon kufizimet për festat e fundvitit në Talin
Qeveria estoneze vendosi sot të forcojë kufizimet antiCOVID-19 për Talinin dhe rajonin më të madh të kryeqytetit gjatë periudhës së festave të fundvitit.
“Për fat të keq, shohim se masat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të ngadalësuar trendin e rritjes së virusit”, tha kryeministri Jueri Ratas.
“Restorantet lejohen të ofrojnë shërbim me vete nga 28 dhjetor deri më 17 janar, ndërsa vendet kulturore, si edhe objektet e kohës së lirë dhe ato sportive do të qëndrojnë kryesisht të mbyllura”, tha qeveria.
Sipas masave të reja, ndalohen të gjitha tubimet dhe ngjarjet në shtëpi, ndërsa ato në natyrë kufizohen në maksimumi 10 persona.
Kishat përjashtohen nga rregullat e reja dhe lejohen të qëndrojnë të hapura gjatë festës së Krishtlindje, por pjesëmarrja në shërbimet e tyre është e kufizuar në maksimumi 50 % të kapacitetit normal.
Qeveria theksoi se kufizimet e reja janë vendosur për të parandaluar ngarkesat në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke u bërë thirrje qytetarëve ta kalojnë Krishtlindjen vetëm me të afërmit e ngushtë.
Eunews.al







