×
Tuesday, March 21, 2023

COVID-19/ Çekia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 20 nëntor

October 30, 2020




Parlamenti çek e zgjati sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19 në vend deri më 20 nëntor, me 86 ligjvënës që votojnë pro masës dhe 11 kundër.

Qeveria e pakicës së kryeministrit Andrej Babis e kishte kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend që nga fillimi i tetorit deri më 3 dhjetor, por nuk mundi ta kalonte atë në parlament.

Republika Çeke, me një popullsi prej rreth 10,7 milionë banorësh, ka një nga normat e infektimit me rritjen më të shpejtë në Europë.

Nën gjendjen e jashtëzakonshme, autoritetet kanë aplikuar kufizime të gjera për lëvizjet në publik, si edhe një shtetrrethim nate.

Restorantet dhe shkollat, si edhe shumë biznese, aktualisht janë të mbyllura.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments